Lushnjë/ Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Imshtë-Kallm, infrastrukturë me standarde moderne për bujqit dhe qytetarët

TIRANË, 17 maj /ATSH – I. Vata/- Zëvendëskryeministri Erion Braçe dha lajmin e mirë për të gjithë banorët e Lushnjës se asfaltimi i rrugës Imshtë-Kallm, ka arritur në qendër të Imshtës dhe është drejt përfundimit.

Erion Braçe shprehet se rruga bujqësore, tregtare e urbane Imshtë, Lushnjë-Kallm, Fier është në fund.

Kjo vepër do jetë më standarde me asfalt me ndriçim anësor, trotuare dhe do tu shërbejë bujqve dhe qytetarëve.

“Arritëm me asfaltin në qendër të Imshtës, edhe me trotuarin gjithashtu! Tani sinjalistika dhe e gjitha në përdorim”, shprehet ai.

Po ashtu, Braçe shton se “në punë, puna me vepra, rrugë për bujqit, infrastrukturë për njerëzit puna vlen, vepra që s’u bënë kurrë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.