ITALI – Minimum historik i infeksioneve të reja: 145 viktima në 24 oret e fundit

ROME, 17 maj /ATSH/ – Minimum historik i infeksioneve të reja që nga bllokimi kur, nga  875 raste ditën e djeshme sot janë regjistruar 675 infeksionet e reja, raporton gazeta italiane ”La Stampa”.

”Edhe numri i viktimave ka shënuar rënie, nga 153 ditën e djeshme në 145 ditën e sotme”, sipas raportimit të Mbrojtjes Civile Italiane.

Po ashtu janë regjistruar 89 të shtruar më pak në repartet e zakonshme Covid dhe 13 të tjera në njësitë e kujdesit intensiv./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.