FUTBOLL – Klop: Futbolli i vërtetë është ai me tifozë në stadium

LIVERPUL, 17 maj /ATSH-MIA/ – Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop shpreson se futbolli pa publik do të jetë vetëm disa muaj.

“Kuptohet se ne kemi filluar të luajmë futboll pa tifozë. Megjithatë, e dimë se loja me tifozë është futboll i vërtetë, por nëse tani nuk mund të luajmë në këtë format në periudhën që vijon, le të durojmë, me shpresë se kjo do të jetë vetëm disa muaj”, ka thënë Klop.

Gjatë fundjavës, pas dy muajsh pauzë ka vazhduar kampionati gjerman, ndërsa vazhdimi i Premier League-s angleze do të jetë i mundur të ndodhë në qershor. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.