FOTO- Tepelenë/ Përfundon dezinfektimi i shkollave, fillon procesi për kopshtet dhe çerdhet

TIRANË, 17 maj /ATSH/- Bashkia Tepelenë, ka kryer tashmë dezinfektimin e të gjitha shkollave si dhe ka vendosur postera dhe sinjale orientuese, duke marrë të gjitha masat  kundër COVID-19, në prag të rinisjes së shkollave për maturantët, në datën 18 maj.

Bashkia Tepelenë, bën të ditur në zbatim të ligjit, për marrjen e masave për fillimin e procesit mësimor në shkollat e arsimit të mesëm, bashkia ka marrë masat duke kryer  dezinfektimin ambienteve të brendshme dhe të jashtme në institucionet arsimore.

Gjithashtu, në kuadrin e masave është kryer furnizimin me artikuj higjieno- sanitar me dezinfektantët e posaçëm për larjen e duarve.

Ndërsa janë vendosur shenjat dalluese për distancimin fizik në ambientet e brendshme  dhe të jashtëm, si dhe janë kontrolluar sistemet për furnizimin pa ndërprerje me ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike, në këto institucione.

Bashkia Tepelenë, thekson se, gjithashtu ka filluar puna për pastrimin dhe dezinfektimin në kopshte, çerdhe për ti bërë gati edhe këto institucione që rihapen për fëmijët në 1 qershor.

e.xh//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.