TURQI – Fillon pranimi i turistëve shëndetësorë nga 31 vende

STAMBOLL, 16 maj /ATSH-DPA/ – Industria e turizmit shëndetësor në Turqi po planifikon të rihapet të mërkurën për vizitorët e huaj nga 31 vende, pjesë e përpjekjeve kjo për të ringjallur një industri fitimprurëse në ekonomi.

Ministria e Shëndetësisë përgatiti udhëzime që rregullojnë hyrjen në vend dhe trajtime për pacientët e tjerë jo të infektuar me koronavirus, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Në 31 vendet përfshihet Britania e Madhe, Gjermania, Iraku dhe Rusia.

Trajtimet në dispozicion mbulojnë një gamë të gjerë, nga operacioni i syve deri te transplanti i organeve dhe kardiologjia.

Sipas raportit, para se pacientët të hyjnë në Turqi, do të duhet të regjistrohen dhe të aprovohen nga Shërbimet Ndërkombëtare të Shëndetit Inc (USHAS).

Testet për COVID-19 do të zhvillohen veçmas në portat kufitare. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.