Operacioni humanitar në çdo njësi administrative në Bulqizë/ Alla: 272 pako ushqimore për familjet në nevojë

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Bulqizës vazhdon operacionin humanitarë me ndihma ushqimore për familjet në nevojë në të gjitha njësitë administrative.

Kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha sot se “kemi shpërndarë 272 pako ushqimore për familjet në nevojë si dhe 51 pako mjekësore dhe 35 shërbime të tjera”.

“Lam pas një javë të ngjeshur, ku stafi ynë u shpërnda në çdo njësi administrative të Bashkisë Bulqizë. Sërish u gjendëm pranë atyre që kishin më shumë nevoja për ushqime, produkte higjienike dhe mjekësore, të cilat kësaj here na u mundësuan nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përpjekjen kundër COVID-19”, shprehet ai.

Alla falënderon ekipin e bashkisë për shpërndarjen e pakove në disa fshatra të bashkisë, ndërsa thekson se “do të jemi për të ndihmuar familjet në nevojë në të gjitha Njësitë Administrative”.

“Ne do të jemi aty, në ditë të mirë dhe të ligë, kudo në Bulqizë, Fushë-Bulqizë, Shupenzë, Gjoricë, Zerqan, Ostren, Trebisht e Martanesh”, shprehet Alla.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.