Operacionet humanitare në Gjirokastër: Prefekti Aliaj për ATSH-në: 487 familje e pensionistë u ndihmuan me ushqime dhe barna mjekësore

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Bashkitë e qarkut të Gjirokastrës vijojnë operacionin humanitar për shpërndarjen e ndihmave, ku vetëm dje u ndihmuan me ushqime, barna mjekësore dhe të tjera 486 familje.

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj tha për ATSH-në se “në bashkitë e qarkut vijon shpërndarja e ndihmave dhe ofrimin i asistencës për shtresat në nevojë, ku konkretisht u ndihmuan me produkte ushqimore 157 familje, me produkte mjekësore 12 familje dhe me shërbime të tjera 317 familje”.

“Ndërkohë vijon puna për verifikimin e listave të subjekteve përfituese, të cilëve do t’ju sigurohet dërgimi në banesë i pagesave mujore nga programi i sigurimeve shoqërore. Në total janë verifikuar 1856  pensione në banesë prej DRSSH (dhe dy agjencive të saj në Tepelenë e Përmet), nga të cilat  1072 pensione në Gjirokastër, 435 pensione në Tepelenë dhe 349 pensione në Përmet”.

“Nga ana e NJVKSH Gjirokastёr vijon monitorimi i situatёs sё COVID-19 dhe kontakti i pёrditshёm me çdo mjek e qendra shёndetёsore pёr punёn e kryer mbi parandalimin e pёrhapjes sё kёtij virusi. Vijon monitorimi i 18 personave qё janё lejuar tё hyjnё nё vendin tonё nga pika kufitare Kakavie dhe deri mё tani nuk asnjё ka pasur probleme shёndetёsore”, – tha Aliaj.

Njësitë e qeverisjes vendore dhe degët territoriale kanë vazhduar punën e tyre në zbatim të detyrimeve ligjore dhe planit të veprimit të prefektit të qarkut për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.