OBSH dhe IOC nxisin promovimin e sportit

BERLIN, 16 maj /ATSH-DPA/ – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i bëri thirrje vendeve të bëjnë më shumë për promovimin e sportit, pasi ranë dakord në një marrëveshje të re bashkëpunimi me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Gjatë muajve të fundit në krizën aktuale të koronavirusit, të gjithë kemi kuptuar se sa të rëndësishëm janë sporti dhe aktiviteti fizik për shëndetin fizik dhe mendor. Sporti mund të shpëtojë jetë”, deklaroi presidenti i IOC, Thomas Bach.

IOC i bën thirrje qeverive të botës të përfshijnë sportin në programet e mbështetjes pas krizës, për shkak të rolit të rëndësishëm në parandalimin e NCD (sëmundjeve jo të transmetueshme), por edhe të sëmundjeve të transmetueshme.

IOC njoftoi se OBSH ishte e dobishme në ofrimin e këshillave për shtyrjen e Lojërave të Tokios 2020 deri në vitin 2021. Organizata vazhdon të japë këshilla pasi mbledh informacione të mëtejshme për COVID- 19. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.