TIRANË, 16 maj/ATSH/ Në vitin 2019 janë diplomuar në arsimin e lartë 34 891 studentë, ose 1.6% më shumë se në vitin 2018.
Ndër të diplomuarit e këtij viti, 66.4% janë gra dhe 33.6% janë burra.
Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “biznes, administrim dhe ligj” prej 27.8%.
Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë gratë janë “arsim” me 81.4%, ndjekur nga “shëndet dhe mirëqenie” me 79.1% dhe “arte dhe shkenca humane” me 78.2%.
Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë burrat janë “shërbime” me 73.6%, “inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 62.6% dhe “bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” me 55.1%. /a.gjonaj/r.e/