ITALI – Bie sërish numri i viktimave: 153 në 24 orët e fundit

ROME, 16 maj /ATSH/ – Infeksionet e reja shkojnë nga 789 në 875, por vdekjet nga Covid-19 bien nga 242 në 153 në 24 orët e fundit, raporton gazeta italiane ”La Stampa”.

Janë shtuar 2 605 shërime të reja, duke liruar 392 shtretër në repartet e zakonshme Covid dhe 33 në njësitë e kujdesit intensiv.

Infeksionet e reja (137) janë regjistruar në Piemonte, ndërsa në Lombardi ato rriten nga 299 në 399.

Nga ana tjetër, rastet e reja në Liguria bien nga 65 në 51, ndërsa në Toskana ka 30 infeksione të reja. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.