Durrës/ Sot 35 inspektime dhe monitorime për protokollin e sigurisë ushqimore

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dega Durrës, ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe në monitorimin e operatorëve të biznesit ushqimor, në kuadër të taskforcës kundër përhapjes së COVID-19.
AKU bën të ditur se, ka kryer 35 inspektime e monitorime në njësi tregtimi peshku, furrë buke, supermarket ushqimore, magazinë ushqimore, byrektore, catering produkte miks etj.
Gjatë kontrolleve nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore, si dhe për sa i përket protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19, tek bizneset vërehet se i zbatojnë ato me përpikëri.
Në vijimësi nga trupat inspektuese të AKU këshillohet mbajtja e distancës fizike të konsumatorëve gjatë blerjeve.

e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.