Durrës/ 51.4% e të punësuarve në sektorin e shërbimeve

 

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Pjesa më e madhe e të punësuarve në Durrës është në sektorin e shërbimeve, ndërsa punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël.

Sipas treguesve të publikuar nga Instituti i Statistikave, në vitin 2019, në qarkun e Durrësit, në shërbime u shënua rritja më e madhe e të punësuarve me 51.4%.

Në këtë qark, 35.2% e të punësuarve gjithsej janë të punësuar në sektorin e industrisë dhe vetëm 13.4% e totalit të të punësuarve punojnë në bujqësi.

Forca e Punës në qarkun e Durrësit llogaritet 129 322 persona.

Konkretisht në sektorin e shërbimeve janë të angazhuar 58 674 persona, në industri 40 096 qytetarë, dhe në bujqësi 15 287 qytetarë.

Krahasuar me vitin 2018 shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në Durrës shkoi në 46.9% nga 44.4% që ishte në 2018./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.