Transporti publik paraqet rrezikshmëri të lartë, strategji për hapjen

TIRANË, 15 maj/ ATSH- A. Fortuzi/ Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët të premten ka theksuar se po punohet për një strategji për hapjen e transportit publik, por është ende herët, pasi është një sektor që paraqet rrezikshmëri të lartë për kalimin e virusit trup më trup, e shtëpi më shtëpi.

“Transporti publik është një problem jo i vogël. Ju e dini si janë kushtet në furgonë apo autobusë dhe hapja në këto kushte e transportit publik është të vendosësh autobusët dhe furgonët në dispozicion të virusit, që të udhëtojë trup më trup dhe shtëpi më shtëpi. Po punohet me një grup ndërinstitucional. Po punojmë për një strategji, që është edhe një reformë në transportin publik. Durim, se ende nuk jemi aty, është problem i madh”, – tha Rama. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.