SOFT NEWS – Namibia ndalon blerjen e makinave të reja për… politikanët!

ABUJA, 15 maj /ATSH-AA/ – Qeveria e Namibisë ka njoftuar një ndalim 5-vjeçar të blerjes së makinave të reja për politikanët e lartë për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.

Mediet lokale raportuan se zëdhënësi i Presidencës, Alfredo Hengari ka deklaruar se presidenti i vendit ka urdhëruar që flota e makinave të qeverisë së vendit të mos ndryshohet për periudhën 2020-2025.

“Asnjë makinë e re nuk do të blihet nga anëtarët e ekzekutivit në qeverinë namibiane”, tha Hengari.

Namibia ka raportuar 16 raste me koronavirus, pa asnjë vdekje dhe 12 të shëruar./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.