SHBA – Facebook blen motorin e njohur kërkimor “Giphy”

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-DPA/- Gjigandi i medieve sociale, Facebook, njoftoi sot se ka blerë “Giphy”-in, një motor i njohur kërkimi për video GIF.

Kjo blerje vjen në një kohë kur Facebook po përballet me hetime të shumta që kanë lidhje me besimin dhe ndërsa rregullatorët po kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut të kompanisë, e cila përfshin pronësinë e platformës së mesazheve WhatsApp dhe Instagram.

Në një deklaratë, Facebook tha se do të integrojë “Giphy”-in në platformën e tij të Instagram-it.

Giphy është një nga bazat e të dhënave më të mëdha të videove GIF, të cilat janë video të shkurtra, që përdoren zakonisht në platformat e mesazheve dhe mediet sociale, për të shprehur një gamë të gjerë emocionesh dhe shakash.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.