MJEKESI – COVID-19 anulon 28,4 milionë operacione në të gjithë botën

LONDER, 15 maj/ATSH-MIA/ – Rreth 28,4 milionë operacione të planifikuara janë anuluar ose shtyrë në të gjithë botën si rezultat i epidemisë COVID-19, sipas një studimi ndërkombëtar të një grupi të kirurgëve ”CovidSurg Collaborative” të publikuar sot.

“Në 12 javët e ndërprerjes së aktiviteteve në spital si rezultat i Kovid-19, janë anuluar ose shtyrë 28,4 milionë ndërhyrje në të gjithë botën, kështu që pacientët kanë pritur më gjatë sesa pritej për të zgjidhur problemet e tyre shëndetësore”, deklaroi qendra spitalore në Ren.

Ky studim ndërkombëtar u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Birmingamit dhe u botua në ”British Journal of Surgery”.

Shkencëtarët mblodhën informacione nga kirurgët nga 359 spitale dhe 71 vende për anulim të operacioneve të planifikuara./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.