“Heronj shqiptarë”/ Erand Rrumbullaku, solidaritet me pensionistët që të mos dalin nga shtëpia

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Erand Rrumbullaku është përgjegjësi i Zyrës Postare, Njësia Kërrabë, i cili u vjen në ndihmë pensionistëve që mos të dalin nga shtëpia dhe të jenë të mbrojtur.

Përmes rubrikës “Heronj shqiptarë”, deputeti socialist Ervin Bushati solli shembullin e  Erand Rrumbullakut, i cili me përkushtim e solidaritet bën punën e tij në vijën e parë të frontit të luftës.

“Bëj vetëm punën time dhe të pamundurën që pensionistët mos të dalin nga shtëpia, që të jenë të mbrojtur. Edhe pak na ka mbetur, bashkë do ia dalim”, shprehet ai.

Në këto ditë të vështira, ai i shërben banorëve të zonës, ku pjesën e parë të ditës qëndron në zyrën e postës për tu shërbyer njerëzve për pagesat OSHEE, UKT, etj. Ndërsa, pjesën tjetër të ditës është shtëpi më shtëpi për t’u dërguar 250 pensionistëve në shtëpi pensionin dhe 150 familjeve përkrahjen sociale.

“Sigurisht, pa lënë mënjanë dhe bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti, pa asnjë kosto shtesë për qytetarët”, tha Bushati.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.