FUTBOLL – Messi: Pushimi nga COVID-19 mund të ndihmojë Barcelonën të fitojë Champions League

BARCELONA, 15 maj /ATSH-DPA/ – Lionel Messi beson se tani Barcelona mund të ketë mundësi më të mira për të fituar kampionatin e “Champions League”, sesa para shpërthimit të koronavirusit.

“Mund të ndodhë që ky pushim të jetë i dobishëm për Barcelonën, të shohim nëse ndeshjet do të fillojnë dhe atëherë mund ta zbulojmë”, deklaroi Messi.

Në fillim të këtij viti, ai i befasoi të gjithë, kur tha se Barcelona nuk kishte atë që duhet për të fituar kampionatin Champions League.

“Asnjëherë nuk dyshova në skuadrën që kishim dhe nuk kam asnjë dyshim se ende mund të fitojmë çdo garë, por duke mos luajtur në atë mënyrë”, theksoi ai.

“Të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre. Mendimi im bazohet në shumë vite fat që luajta në Champions League. E di se mënyra sesi po luanim nuk do të ishte e mjaftueshme për të fituar”, shtoi Messi. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.