COVID-19 – Cuomo: Kufizimi i qytetit të Nju Jorkut zgjatet deri më 28 maj

NJU JORK, 15 maj /ATSH-AFP/- Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, zgjati deri më 28 maj dekretin e kufizimit të popullsisë, që skadoi sot, përveç disa zonave më pak të populluara të këtij shteti me 20 milionë banorë.

Guvernatori e njoftoi këtë datë gjatë një konference për shtyp, ndërkohë që në një dekret të nënshkruar mbrëmjen e kaluar përmendej edhe data 13 qershor.

Megjithatë, Cuomo nuk saktësoi se çfarë masash janë zgjatur deri më 13 qershor.

Kryeqyteti ekonomik dhe kulturor amerikan ishte epiqendra e epidemisë në SHBA dhe ka regjistruar deri tani më shumë se 20 000 vdekje nga COVID-19.

Pesë rajonet më pak të populluara të shtetit do të mund të rihapin gradualisht aktivitete të caktuara ekonomike./ /ervo/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.