BRAZILIA, 15 maj /ATSH-AFP/- Ministri brazilian i Shëndetësisë, Nelson Teich dha sot dorëheqjen për shkak të mendimeve të kundërta me qeverinë mbi masat kundër COVID-19, sipas burimeve pranë ministrit.
“Ministri i Shëndetësisë, Nelson Teich, dha dorëheqjen këtë mëngjes”, njoftoi Ministria, duke shtuar se ishte caktuar një konferencë për shtyp për ditën.
Sipas burimeve, ministri, një onkolog, u dorëhoq për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin Bolsonaro, në veçanti për trajtimet me klorokinë, të mbrojtura nga ky i fundit, edhe pse efikasiteti i tyre nuk është provuar shkencërisht.
Nelson Teich zëvendësoi më 17 prill ministrin e Shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta, gjithashtu një mjek, i shkarkuar nga Jair Bolsonaro pas një sërë mosmarrëveshjesh të shfaqura hapur në luftën kundër koronavirusit të ri./ /ervo/