65-vjetori i krijimit, Baza Ajrore e Kuçovës drejt shndërrimit në bazën e vetme të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është shprehur krenare që ky aset i Forcave të Armatosura u arrit të vendoset në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.

Ajo ka shpërndarë një video të përgatitur pak kohë më parë në bashkëpunim me Komandën Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe (SHAPE), ditën e zyrtarizimit të projektit për Kuçovën.

“Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë. Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s. Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor. 65 vjet Baza Ajrore Kuçovë”, është shprehur Xhaçka.

NATO-ja do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe manovra.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.