Të dielën, fluturim çarter nga Tirana në Zyrih për shtetasit amerikanë

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Një fluturim çarter nga Tirana në Zyrih, që niset të dielën, 17 maj, ora 12:00, është i vlefshëm vetëm për qytetarët amerikanë dhe rezidentët ligjorë të përhershëm amerikanë në Shqipëri.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri njofton të gjithë të interesuarit që duan të rezervojnë një vend në këtë fluturim të kontaktojnë menjëherë adresën [email protected] për udhëzime të tjera.

“Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Zyrih, që niset të dielën, 17 maj, ora 12:00. Fluturimi është i vlefshëm vetëm për qytetarët amerikanë dhe rezidentët ligjorë të përhershëm amerikanë. Për të rezervuar një vend në këtë fluturim Tiranë-Zyrih, ju lutemi të kontaktoni menjëherë adresën [email protected] për udhëzime të tjera”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

“Ju lutemi vini re se të gjithë pasagjerëve në këtë fluturim çarter do t’ju kërkohet të blejnë një biletë në fluturimin Swiss Air LX17 nga Aeroporti i Cyrihut për në Aeroportin Ndërkombëtar Newark Liberty, duke u nisur nga Cyrihu në 17 maj në 5:20 pasdite. Asnjë itinerar tjetër fluturimi nuk do të pranohet”, thekson ambasada.

“Për të rezervuar një vend në fluturimin çarter Tiranë-Cyrih, menjëherë kontaktoni [email protected] për udhëzime shtesë. Ju lutemi të përfshini emrat, datat e lindjes dhe numrin e pasaportave të të gjithë udhëtarëve të interesuar. Nëse jeni një rezident i përhershëm i SHBA-së, përfshini edhe numrin e kartës tuaj të përhershme (karton jeshil)”, thuhet më tej në njoftim.

/gj.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.