SHBA – OKB: COVID-19 ndikon në shëndetin mendor

NJU JORK, 14 maj /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, duke theksuar se koronavirusi i ri (COVID-19) nuk ndikon vetëm në aspektin fizik në shëndetin e njeriut, por edhe atë psikologjik, u bëri thirrje qeverive që të rrisin dhe financojnë shërbimet e shëndetit mendor në luftën kundër pandemisë. 

Guterres, nëpërmjet një video-mesazhi, tërhoqi vëmendjen se humbja e njerëzve të afërm dhe punës, karantina dhe kufizimi i lëvizjes si dhe shqetësimi për të ardhmen mund të ndikojnë në shëndetin mendor.

Ai theksoi se COVID-19 rrit stresin dhe ndikon më shumë tek personat e vijës së parë si punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit, ata që kanë probleme shëndetësore, si dhe personat që jetojnë në rajonet e krizës dhe luftës, duke shtuar se edhe nëse merret nën kontroll pandemia, shqetësimi dhe depresioni do të vazhdojnë të ndikojnë shoqëritë.

Guterres u bëri thirrje qeverive për rritjen e financimeve për shërbimet e shëndetit mendor në luftën kundër pandemisë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.