RUSI – Mbi 250 000 raste me COVID-19

MOSKË, 14 maj /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve me koronavirus në Rusi tejkaloi sot shifrën 250 000, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë pas SHBA-së më numrin të më lartë të rasteve, sipas të dhënave krahasuese të përpiluara nga universiteti ”Johns Hopkins”.

Rusia raportoi një rritje prej 9 974 rastesh krahasuar me një ditë më parë, hera e parë në gati dy javë që numri i rasteve ditore ka qenë më i ulët se 10 000.

Në muajin e kaluar rastet në Rusi u rritën në mënyrë dramatike, nga rreth 2 700 të regjistruara më 1 prill.

Mes një rritjeje të dukshme të shkallës së infeksionit, zyrtarët e lartë po kërkojnë të heqin kufizimet e karantinës që kanë shkatërruar ekonominë.

Aktivitetet e brendshme ekonomike të Rusisë kanë rënë me rreth një të tretën, pas vendosjes së kufizimeve me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, sipas statistikave të qeverisë federale./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.