Në Klinikën Infektive po trajtohen 11 pacientë me COVID-19

PRISHTINE, 14 maj /ATSH/ -Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, bëri të ditur sot, se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 11 persona me COVID-19, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se tre persona janë duke pritur për rezultatet me COVID- 19.

Kosova ka 927 raste me koronavirus, prej tyre 671 të shëruar dhe 29 me përfundim fatal.

IKSHPK sot ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.