MV – Arrin në 1 235 numri i rasteve me COVID-19

SHKUP, 14 maj /ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 1 723 numrin e përgjithshëm të rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të shëruarve u rrit në 1 235, pas u regjistruan gjashtë të shëruar të rinj.

Ministria nuk raportoi asnjë viktimë të re, ndërsa gjithsej në Maqedoninë e Veriut  kanë humbur jetën 95 persona.

Sipas të dhënave, në vend kanë mbetur vetëm 393 raste aktive me COVID-19, shifër që ka shënuar rritje të vogël në ditët e fundit./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.