ITALI – Infektimet dhe vdekjet sërish në rritje, 262 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

ROME, 14 maj /ATSH/ – Infeksionet e reja u rritën sërish sot nga 888 në 992, ndërsa vdekjet u shtuan me 262 viktima në 24 orët e fundit, 62 më shumë se dje dhe gati 100 më shumë se 4 ditë më parë, raporton gazeta italiane ”La Stampa”.

Gjithashtu shërimet kanë regjistruat sërish një boom me 2 700 brenda një dite.

Gjithashtu, ka 719 më pak pacientë në repartet e zakonshme Covid dhe 38 në njësitë e kujdesit intensiv.

Të dhënat javore tregojnë se ka pothuajse 3 600 më pak shtrime në spital për Covid-19, e barabartë me një rënie prej -23 % dhe një ulje me 440 vende në kujdesin intensiv, e barabartë me -33%./ /ervo/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.