“Garancia Sovrane për të siguruar likuiditet për pagat po funksionon”, Denaj: 470 kërkesa janë procesuar nga bankat

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se kuadri ligjor për dy garancitë bankare është sot i plotë.

Sipas saj, garancia e parë bankare që është adresuar në mbështetje të biznesit për të krijuar likuiditet për pagesën e pagave po funksionon dhe bizneset mund të aplikojnë.

“Janë ndërkohë mbi 470 kërkesa të procesuara nga bankat për garancinë e parë”, tha Denaj.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se sot firmoset me bankat marrëveshja për garancinë e dytë bankare e cila mundëson likuiditet për sipërmarrjet që kanë nevojë si për kapital qarkullues, edhe për aktive fikse.

Përtej paketës së ndihmës jemi duke punuar edhe për programin e rimëkëmbjes.

“Rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare do të burojë jo vetëm nga paketat e ndihmës apo programi i rimëkëmbjes por njëkohësisht edhe nga vijimi i reformave të qeverisë”, deklaroi Denaj./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.