FRANCË – Macron: Jemi në rrugën e duhur për hapjen

PARIS, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Është shumë herët për të kënduar për fitoren, por rruga e ndjekur është e duhura, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, i cituar nga zëdhënësi i qeverisë, Sibeth Ndiaye në ditën e tretë të rihapjes së Francës pas kufizimit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në Këshillin e Ministrave, përsëriti se hipoteza për një mbyllje tjetër, edhe pse e pasigurtë, mbetet mbi tryezë në rast se situata përkeqësohet.

Që prej të hënës, Franca hyri në fazën 2 pas më shumë se 50 ditëve kufizim, duke mbajtur kujdes maksimal.

Rihapja e parqeve dhe kopshteve të Parisit, kërkuar disa herë nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo, u gjykua nga qeveria si e papërshtatshme duke pasur parasysh gjallërinë e qarkullimit të virusit në Ile-de-France.

Plazhet në Atlantik u rihapën, por vetëm për aktivitete sportive./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.