Të dhënat mbi tokën bujqësore në një platformë online

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Të dhënat mbi tokën bujqësore do të publikohen në një platformë online.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë, dhe Zhvillimit Rural të publikuar sot në Fletoren Zyrtare, “Për krijimin e informacionit mbi tokën bujqësore nga zbatimi i programit “Menaxhimi i qëndrueshëm tokës bujqësore”, do të krijohet programi “WEB GIS” për të dhënat e tokës.

Udhëzimi citon se, të dhënat që do të integrohen në programin e “WEB GIS” janë: a) harta e tipeve të tokës bujqësore; b) harta e përshtatshmërisë së tokës bujqësore; c) të dhënat e tokës në nivel parcele; d) harta e përdorimit/mbulesës së tokës; e) hartat e rrezikut potencial dhe aktual të erozionit; f) rrjeti rrugor; g) ndërtimet; h) rrjeti ujitës dhe kullues.

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, QTTB Fushë Krujë, DAMT-të pranë këshillave të qarqeve dhe ZMMT-të pranë bashkive.
Ky udhëzim është në kuadër të  krijimit të informacionit mbi tokën bujqësore, me qëllim manaxhimin e qëndrueshëm të saj, që i hap rrugë zgjidhjes së problematikës me titujt e pronësisë dhe më pronën në tërësi. e.xh/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.