SHBA – Fauci: Vaksina kundër COVID-19 brenda një ose dy viteve

UASHINGTON, 13 maj/ATSH-ANSA-AFP/ –  Vaksina kundër COVID-19 ka të ngjarë të jetë në dispozicion brenda një ose dy viteve, theksoi epidemiologu amerikan Anthony Fauci.

Me më shumë se 290 000 të vdekur nga koronavirusi i ri në planet dhe bilance që sa vijnë e rriten në disa vende, pandemia po kërcënon lehtësimin e kufizimit në botë, ndërkohë që eksperti shëndetësor i Donald Trump paralajmëroi nga ana e tij për rrezikun e një rifillimi shumë të shëejtë të ekonomisë amerikane.

Kryeimunologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci bëri një paralajmërim kundër pasojave potenciale shumë të rënda nga një rimëkëmbje ekonomike shumë e nxituar në SHBA, vendi më i prekur në botë nga COVID-19.

Dhe kjo, në një kohë ku shumë shtete në botë kanë lehtësuar masat e kufizimit, të vendosura për të penguar përhapjen e koronavirusit, kundër të cilit asnjë trajtim efikas apo vaksinë nuk është zhvilluar ende./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.