FUTBOLL – Kampionati italian i Seria A planifikon rifillimin e veprimtarisë më 13 qershor

ROMË, 13 maj /ATSH-DPA/- Seria A ka planifikuar të rifillojë ligën më 13 qershor, në përputhje me masat e sigurisë të përcaktuara nga qeveria italiane për të frenuar koronavirusin e ri.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora njoftoi se federata e brendshme (FIGC) kishte rënë dakord të miratonte një protokoll nga paneli shkencor i qeverisë për të filluar trainimin në ekip të hënën.

Stërvitjet individuale të ekipeve janë lejuar që më 4 maj, pasi qeveria nisi një lehtësim gradual të kufizimit dymujor në shkallë vendi.

Seria A u ndërpre më 9 mars me akoma 12 ndeshje të mbetura.

Një vendim i fundit për rifillimin e saj pritet të vijë nga qeveria, e cila, sipas Spadafora-s, do të monitorojë gjatë javëve të ardhshme shkallën e infeksionit në vend./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.