FRANCË – Ulen ndjeshëm vdekjet nga COVID-19, 83 viktima në 24 orët e fundit

PARIS, 13 maj /ATSH-AFP/- Franca kapërcyer sot pragun e 27 000 viktimave nga COVID-19 me 83 vdekje shtesë të regjistruara në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, numri i pacientëve në kujdes intensiv vazhdon të bjerë, sipas vlerësimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit.

“COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e të paktën 27 074 personave që nga 1 marsi, por presioni ndaj shërbimeve të reanimacionit vazhdon të lehtësohet, me më pak se 2 500 pacientë (2 428) për herë të parë që nga 24 marsi dhe -114 pacientë krahasuar me ditën e djeshme”, njoftoi DGS.

Sipas këtij institucioni, mbrëmjen e sotme u regjistruan 543 pacientë të rinj me koronavirusin e ri.

Gjithsej, 21 071 pacientë ndodhen aktualisht të shtruar në spitale (në krahasim me 23 983 një javë më parë)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.