FRANCË – Parisi: Pekini ta përqendrojë të gjithë vëmendjen në luftën kundër COVID-19

PARIS, 13 maj /ATSH-AFP/ – Franca hodhi sot poshtë kritikat e Kinës përsa i përket një kontrate armatimi me Tajvanin dhe e ftoi ta përqendronte vëmendjen tek lufta kolektive kundër pandemisë së COVID-19.

“Përballë krizës së COVID-19, i gjithë kujdesi ynë dhe të gjitha përpjekjet tona duhet të fokusohen tek lufta kundër pandemisë”, deklaroi Ministria franceze e Punëve të Jashtme, pas një paralajmërimi të Pekinit ndaj Parisit për shitjen e pajisjeve ushtarake franceze për Tajvanin.

Kina i kërkoi dje Francës të anulonte këtë kontratë armatimi duke nënvizuar se një transaksion i tillë drejt këtij ishulli, të pretenduar nga Pekini dhe drejtuar nga një qeveri rivale, mund të përkeqësonte marrëdhëniet kino-franceze./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.