COVID-19 – Suedia rekomandon shmangien e udhëtimeve ndërkombëtare jothelbësore deri në korrik

STOKHOLM, 13 maj /ATSH-DPA/ – Suedia do të zgjasë fashën e rekomandimit të saj për të shmangur udhëtimet jothelbësore jashtë vendit deri më 15 korrik, si pjesë e masave për të frenuar koronavirusin e ri, njoftoi sot qeveria.

“Ky rekomandimi bëhet kryesisht për shkak të vështirësive dhe pasigurisë në lidhje me udhëtimet ndërkombëtare, anulimet e fluturimeve dhe masat e marra, siç është vendimi i fundit i Britanisë për të vendosur një karantinë 14-ditore për udhëtarët”, tha ministrja e Jashtme, Ann Linde, në një konferencë për shtyp.

Sipas një lehtësim të vogël të rekomandimeve për udhëtimet e brendshme, banorët lejohen të udhëtojnë brenda Suedisë deri në 2 orë me makinë, me kërkesë që të tregohet shumë kujdes.

Qeveria ka thënë që strategjia e saj për të trajtuar virusin është e ngjashme me atë të miratuar nga shumë vende të tjera, edhe pse Suedia nuk ka qenë nën një bllokim.

Deri më tani, Suedia ka regjistruar 27 909 raste infektimi dhe 3 460 vdekje për shkak të COVID-19.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.