VATIKAN – Papa Françesku falenderon infermierët për shërbimin e tyre ndaj njerëzimit

VATIKAN, 12 maj /ATSH-AFP/ – Papa Françesku falenderoi sot infermierët për shërbimin e tyre ndaj njerëzimit duke u bërë thirrje shteteve të investojnë në sistemet e tyre shëndetësore.

“Faleminderit të gjithëve për shërbimin tuaj ndaj njerëzimit”, theksoi papa Françesku në një mesazh të publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.

“Ne jemi çdo ditë dëshmitarë të kurajos dhe sakrificës së operatorëve shëndetësorë, veçanërisht të infermierëve dhe infermiereve, që me profesionalizëm, përkushtim, ndjenjë përgjegjësie dhe dashuri ju vijnë në ndihmë personave të prekur nga koronavirusi, duke rrezikuar dhe shëndetin e tyre”, nënvizoi papa Françesku.

Ai përshëndeti profesionalizmin, i cili nuk është pakësuar në njohuri shkencore dhe teknike, por përfshin gjithashtu një  marrëdhënie njerëzore me pacientin në situatat më traumatike.

Sipas tij, pandemia ka nxjerrë në pah edhe shumë mangësi në kujdesin shëndetësor në shumë vende.

Prandaj ai u bën thirrje liderëve botërorë që të investojnë në shëndetësi si një e mirë e përbashkët themelore, duke forcuar strukturat dhe duke punësuar më shumë infermierë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.