SPANJË – Karantinim 14-ditor për personat e ardhur nga jashtë

MADRID, 12 maj /ATSH-AFP/ – Një karantinë 14-ditore do të vendoset për personat e mbërritur në Spanjë nga vendet e huaja.

“Personat që do të mbërrijnë në Spanjë nga jashtë do të karantinohen për 14 ditë, duke nisur nga e premtja dhe përgjatë gjithë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme”, sipas një vendimi të qeverisë, publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

“Këta persona që do të vendosen në izolim do të lejohen të dalin vetëm për të blerë produkte të nevojës së parë ose për të marrë kujdes shëndetësor, dhe gjithmonë duke mbajtur maskë”, vijon teksti./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.