RUSI – Dmitry Peskov pozitiv me COVID-19

MOSKË, 12 maj /ATSH-DPA/ – Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, informoi sot mediet shtetërore se ishte infektuar me koronavirusin e ri.

Peskov, 52 vjeç, tha se hera e fundit që ishte takuar personalisht me presidentin Putin ishte më shumë se një muaj më parë.

Kryeministri rus, ministri i Kulturës dhe ministri i Ndërtimit, gjithashtu, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Tani për tani jam duke marrë trajtime”, tha Peskov, sipas agjencia shtetërore të lajmeve TASS.

Sot, numri i rasteve të infektimit në Rusi tejkaloi pragun e 230 000 personave, duke e bërë atë  vendin e dytë me numrin më të madh të rasteve në botë, pas SHBA-së, sipas të dhënave krahasuese të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.