MV – Zaev: Zgjedhjet të zhvillohen 22 ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

SHKUP, 12 maj /ATSH-MIA/- Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit të sotëm të kryetarëve të partive theksoi se gjatë bisedimeve u projektuan data të caktuara për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare, varësisht nga ajo nëse dhe për sa kohë do të vazhdohej gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas tij, të gjithë u dakorduan se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Zaev tha se ishte dakorduar që qeveria të kërkojë përgjigje më të sakta nga OSBE/ODIHR, kur dhe çfarë misioni mund të dërgojë në vend dhe nga Komisioni për sëmundjet ngjitëse, i cili duhet të dimensionojë protokolle duke pasur parasysh se tubime nuk do të mund të ketë, nëse mund të shkohet nga dera në derë tek njerëzit.

”Presidenti Stevo Pendarovski, duhet të mbajë takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për caktimin e datës së zgjedhjeve”, theksoi Zaev. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.