“Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare Dita e Infermierëve”/ Na mësuan se hero të bën sakrifica

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen ndaj çdo infermieri në Shqipëri.

‘Mirëmëngjes. Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me COVID-19, na mësuan se hero të bën sakrifica”, tha Rama.

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve i gjen infermierët shqiptarë, si kudo në botë, në vijën e parë të frontit, në përballjen me pandeminë e COVID-19.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.