IZRAEL – Gantz jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të parlamentit

JERUZALEM, 12 maj /ATSH-AFP/- Kryetari i Parlamentit izraelit, Benny Gantz, dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit, siç parashikohet në marrëveshjen e koalicionit me kryeministrin, Benjamin Netanyahu.

“Sipas rregullave të Knesset-it, unë dua të njoftoj dorëheqjen time nga detyra e kryetarit të parlamentit”, tha Gantz në një letër drejtuar deputetëve.

Netanyahu arriti në një marrëveshje me ish-rivalin e tij politik, Benny Gantz për të formuar një qeveri uniteti, duke i dhënë kështu fund krizës më të gjatë politike në historinë e Izraelit

Në fund të marsit, Gantz u zgjodh kryetar i Parlamentit dhe ra dakord, sipas marrëveshjes së lidhur me Netanyahu-n, se do të jepte dorëheqjen përpara betimit të qeverisë së re të mërkurën.

Qeveria e re do të përbëhet nga e djathta e Netanyahu-t dhe aleatët e tij ultra-ortodoksë, si edhe nga personalitete të qendrës së majtë aleatë të Gantz-in./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.