FRANCË – Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 10 korrik

PARIS, 12 maj /ATSH-AFP/ – Parlamenti miratoi zgjatjen e gjendjes së urgjencës shëndetësore deri më 10 korrik të vendosur në vend kundër epidemisë së COVID-19.

Pas një jave debatesh dhe bisedimesh mes deputetëve dhe senatorëve, parlamenti më në fund miratoi zgjatjen e gjendjes së urgjencës shëndetësore deri më 10 korrik përballë epidemisë si pasojë e koronavirusit.

Teksti i prezantuar nga qeveria për zgjatjen e urgjencës shëndetësore deri më 23 korrik 2020, për shkak të nivelit të lartë të qarkullimit të koronavirusit dhe rrezikut për rikthimin e epidemisë, u miratua nga Parlamenti, por me reduktimin e kësaj zgjatjeje deri më 10 korrik 2020.

Të paktën 48 orë nga fillimi i lehtësimit të kufizimit, një votim i fundit i Asamblesë Kombëtare me 450 vota pro dhe 84 kundër mundësoi miratimin e këtij projektligji të ndjeshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme që hyri në fuqi më 24 mars për dy muaj, duke i dhënë qeverisë fuqi për zbatimin e masave në luftën kundër COVID-19 është zgjatur deri më 10 korrik./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.