Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Soreca: Ata janë vija jonë e parë kundër COVID-19

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca shprehu sot mirënjohje për të gjithë infermierët.

Ambasadori Soreca u shpreh se, ata janë vija jonë e parë kundër COVID-19.

“Jemi krenarë që mbështesim përpjekjet e tyre të përditshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, theksoi Soreca.

“Mirënjohje për të gjithë infermierët në të gjithë botën dhe në Shqipëri! Ata janë vija jonë e parë kundër COVID-19. Jemi krenarë që mbështesim përpjekjet e tyre të përditshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri qëndron me ju. Faleminderit që na mbani të sigurt!”, tha ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

/gj.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.