Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Meta: Institucionet, kujdes maksimal për vlerësimin e merituar

TIRANË, 12 maj/ATSH/ “Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falënderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë”, tha Presidenti Ilir Meta.

Meta tha se “shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne”.

“Krenar për ju dhe përherë mirënjohës”, tha Kreu i Shtetit.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.