BRUKSEL – BE: Rihapje graduale dhe e bashkërenditur e kufijve të brendshëm gjatë sezonit turistik

BRUKSEL, 12 maj /ATSH-AFP/- Brukseli po përgatitet të paraqesë rekomandime e tij për të shpëtuar sezonin veror të sektorit të turizmit, i prekur rëndë nga kriza e koronavirusit, duke inkurajuar shtetet europiane për një rihapje graduale të kufijtë të brendshëm.

Komisioni Europian këmbëngul që kjo rihapje të bëhet në mënyrë të bashkërenditur, sa më harmonike që të jetë e mundur dhe në mënyrë jodiskriminuese.

Komisioni rekomandon që shtetet anëtare t’i marrin vendimet e tyre në bazë të një vlerësimi shëndetësor të situatës në secilin vend dhe duke komunikuar me njëri-tjetrin.

Rikthimi i lirisë së lëvizjes brenda zonës Shengen është thelbësore për turizmin europian, një sektor që përbën 10% të PBB-së së BE-së dhe 12% të punësimit.

Në disa vende të Europës Jugore, të tilla si Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia, kjo përqindje është edhe më e lartë dhe nëse turistët verorë do të qëndrojnë larg brigjeve të tyre, situata ekonomike tashmë e keqe mund përkeqësohet edhe më shumë./ /ervo/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.