Basha: Qeveria ka gënjyer me ekonominë, COVID-19 i dha goditjen e fundit

TIRANË, 12 maj /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se qeveria për 7 vjet ka gërryer ekonominë, mirëqenien dhe shëndetin e shqiptarëve, COVID-19 vetëm sa i dha goditjen e fundit.

Basha shprehet se “për 7 vjet me radhë, Ramavirusi e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONA virusi vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë”.

“Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”, shprehet ai./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.