1.4 miliardë lekë fitimi i bankave, në tremujorin e parë 2020

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bankat raportuan një fitim prej 1.4 miliardë lekësh në tremujorin e parë të vitit, me një rënie prej 3.6 miliardë lekë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si pasojë e kufizimit të aktivitetit ekonomik, nga masat për mbrojtjen ndaj COVID-19.

Rënia e fitimit i adresohet uljes së të ardhurave bruto me 1 miliard lekë, duke zbritur në 12 miliardë lekë totali.

Rritja e shpenzimeve për provigjione me 2 miliardë lekë, si rrjedhojë e provigjionimeve për kreditë e humbura dhe shpenzimet jo interesi u rritën me 643 milionë lekë.

Bankierët pohojnë se kreditë që u ristrukturuan duke filluar nga muaji mars nuk përfshihen si problematike për marsin. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.