SOFT NEWS – Masa lehtësuese antiCOVID-19 vetëm për nën… 45-vjeçarët!

XHAKARTA, 11 maj /ATSH-DPA/ – Banorët indonezianë nën 45 vjeç, mund të lejohen të rifillojnë aktivitetet, pasi nuk janë të prirur ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga koronavirusi, njoftoi kreu i task forcës së COVID-19.

“Këtij grupi do i jepet hapësirë për të qenë më aktiv”, deklaroi Doni Monardo në një konferencë për shtyp në internet.

“Personat nën 45 vjeç janë fizikisht të shëndetshëm, kanë lëvizshmëri të lartë dhe nëse janë të ekspozuar ndaj virusit, rrallë sëmuren ose shfaqin simptoma”, shtoi ai.

Pjesë të mëdha të vendit kanë qenë nën izolim të pjesshëm që me zbulimin e rasteve të para të COVID-19 në muajin mars.

Monardo tha se qeveria po përpiqet të mbrojë pjesën më të cënueshme të popullsisë duke mbajtur gjallë ekonominë./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.