Operacionet humanitare në Elbasan/ Balla: Ushqime e barna mjekësore për familje e pensionistë të vetmuar

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Operacionet humanitare në Elbasan vazhdojnë pa ndërprerje për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot pamje nga këto operacione, ndërsa siguroi se do të vijojë angazhimi në terren deri në fund të kësaj situate.

“Vazhdon operacioni i ndihmës si çdo ditë pa ndërprerje në Elbasan. Ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera për familje e pensionistë të vetmuar”, tha Balla.

Ai siguroi se do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.