Masat kundër COVID-19/Autoriteti Ushqimit, kryen 378 inspektime në shkallë vendi

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet zyrtare dhe monitorimet, në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të taksforcës së ngritur kundër përhapjes së COVID-19.

AKU njofton se ka kryer 378 kontrolle zyrtare dhe monitorime në shkallë vendi dhe ka vendosur 4 masa administrative “Paralajmërim”, për zbatimin e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.

Në kuadër të Planit të Marrjes së Mostrave, trupa inspektuese ka marrë në total 23 mostra për analizim.

AKU bën të ditur se, bazuar legjislacionit në fuqi, do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

e.xh//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.